Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor nga Covid-19 po marrin 26 pacientë, 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 6 të tjerë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.
Tetë pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, dy pacientë në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive. Ndërkaq një pacientë po trajtohet në Spitalin e Prizrenit dhe tre në Spitalin e Pejës.