Ministria e Punëve të Brendshme javë më parë është përballur me disa sulme kibernetike të përmasave të vogla, por së fundmi ky institucion është përballur me një sulm kibernetik të llojit “Phishing”, e që është i përmasave të mëdha.
Sulmi “Phishing” kishte ndodhur më 26 shkurt të këtij viti, por që i njëjti nuk ka arritur të shkaktoj dëme në të dhëna apo informacione.
“Institucionet e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme janë të atakuara nga sulmet kibernetike kryesisht të llojit ‘Phishing’ por të përmasave të vogla. Ndërsa më datën 26-02-2022 ka ndodhur një sulm kibernetik i llojit ‘Phishing’ me përmasa më të mëdha, por që edhe ky sulm kibernetik nuk ka bllokuar apo dëmtuar informacione apo të dhëna”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
“Phishing” është një sulm që përpiqet të vjedhë paratë ose identitetin tuaj duke ju bërë të zbuloni informacione personale – të tilla si numrat e kartave të kreditit, informacionet bankare ose fjalëkalimet – në faqet e internetit që janë legjitime.
Mashtruesit kibernetikë janë zakonisht kompani, miq ose të njohur të besuar në një mesazh të rremë që përmban një lidhje me një faqe interneti “phishing”.