Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:50 mes dy kamionëve dhe një fugoni në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Komoran.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Paparacin se deri më tani nga ky aksident janë lënduar katër persona.
Ai ka shtuar se rruga Prishtinë-Pejë për momentin është e bllokuar.
“Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar”, tha Kelani.