Video e publikuar e pjesëtarit të Forcave Speciale amerikane tregon shkatërrimin e autokolonës 60 km ruse – Shihni humbjet e Rusisë

Lajme

Video e publikuar e pjesëtarit të Forcave Speciale amerikane tregon shkatërrimin e autokolonës 60 km ruse – Shihni humbjet e Rusisë

Nga: N. Sh. Më: 18 mars 2022 Në ora: 18:55
Pamje nga video

Ish-komandanti i Forcave Speciale të Shqipërisë, Dritan Demiraj, duke komentuar një video të postuar nga një koleg i tij amerikan i forcave speciale Stu Bradin, tregon pse është bllokuar konvoja ruse me gjatësi 60 km.

Ai shkruan se forcat ruse janë nën goditje të vazhdueshme nga ushtria urkainase.

Këtu mund t'i shihni pamjet e videos:

Sipas tij, deri tani janë shkatërruar më shumë se 2000 mjete luftarake, logjistike dhe të blinduara.

Postimi i plotë:

Një video e postuar nga kolegu amerikan i forcave speciale Stu Bradin, shpjegon shumë qartë se pse ka 11 ditë që është bllokuar konvoja ruse me gjatësi 60 km në veri të Kievit.

Konvojat ruse janë nën goditje të vazhdueshme në çdo moment, duke shkatërruar deri tani më shumë se 2000 mjete luftarake, logjistike dhe të blinduara.

Deri tani janë vrarë dhe shkatërruar më shumë mjete dhe ushtarë sesa gjatë 10 viteve të ushtrisë sovjetike në Afganian (1979-1989).

Bravo Ukrainian SOF and rezistencë groups 👏!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat