Vuçiq zbulon presionin që iu bë nga BE-ja për Kosovën

Lajme

Vuçiq zbulon presionin që iu bë nga BE-ja për Kosovën

Më: 18 mars 2022 Në ora: 22:50
Aleksandar Vuçiq

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka zbuluar se gjatë bisedimeve në vitin 2013, Bashkimi Europian kishte kërkuar nga Serbia që të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Veç kësaj, Vuçiq ka deklaruar se BE-ja kishte shtuar presionin dhe kërkesë tjetër, ishte që dy të tretat e policëve në veri të jenë shqiptarë.

“Na kërkuan që të pajtohemi që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe që në veri të saj të jenë dy të tretat policë shqiptarë. Refuzuam, por pastaj filluan presionet e mëdha. Në fund, pranuan që marrëveshja e Brukselit të jetë pa këto dy pika”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.

Vuçiq ka lavdëruar vetën, duke thënë se “përkundër presioneve të mëdha, ai ia doli pa këtë marrëveshje”.

Presidenti serb ka pranuar se po frikësohet shumë nga situata aktuale e Rusisë me Ukrainën, derisa shtoi se ndodhet në një pozicion të tmerrshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat