Në një kishë të Shtimes është vendosur një grafitë me shkronjën “Z”.
Policia e Kosovës gjatë patrullimit kanë vërejtur se persona të panjohur kanë shënuar në objektin e kishës këtë grafitë.
“Rr. Skender Salihaj, Shtime 18.03.2022-NN. Gjatë patrullimit policia kanë vërejtur se person-a të panjohur në muret e objektit të kishë kanë shkruar grafitë (shkronjën Z) . Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.
Sipas policisë rasti është duke u hetuar.
Grafite të tilla ishin shënuar edhe më parë në Veri të Kosovës. “Z” është simboli i forcave të armatosura ruse, i cili shënon invazionin rus në Ukrainë.