Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka treguar se si arrit që ta marrë këtë post.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku tha se atje nuk kishte ndodhur që bartësi i listës të jetë grua.
Sinani u shpreh se zgjedhja e saj si kryetare e Preshevës, për serbët ishte një çudi.
“Asnjëherë nuk kishte ndodhur që bartësi i listës të jetë femër dhe ajo të jetë shqiptare, ishte për ta çudi. Të gjitha mediat atëherë ishin të fokusuara në Luginën e Preshevës, por subjekti politik dhe unë vendosa që duhet kontributin tim ta jap në Luginën e Preshevës”, u shpreh ajo.