Presidenti i Serbisë Vuçiq, sot në vizitën që bëri në Sjenicë deklaroi se “Secilën herë do rriten presionet në katër vendet e BE-së që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës", shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.
Duke komentuar deklaratën e Agim Çekut se Kosova duhet të hyjë në NATO me procedurë të shpejtuar, Vuçiq tha se “Unë për këtë ka kohë që kam fol, por mendoj se nuk është reale. Ajo që duhet të presim është presione të rritura ndaj vendeve të BE-së që të pranojnë Kosovën, po kjo është luftë” .
Lidhur me komentet negative me rastin e lëshimit të hekurudhës së shpejtë mes Beogradit e Novi Sadit, tha se nuk paska dëgjuar. "Të them të drejtën nuk kam dëgjuar, por kam parë njerëz zë kënaqur edhe të lumtur”, tha Vuçiq.
"Nëse thoni se kjo është imtësi, çfarë të them unë për atë”, tha ai, duke shtuar se “ata janë njerëz që nuk iu gëzohen sukseseve të Serbisë, për mua ishte e rëndësishme që pash fytyra të gëzuara” .
Ai ka konfirmuar se po punon në mënyrë intensive lidhur me njoftimin anonim për bombë në aeroplanin Er Serbia.
“Po punojmë, por i mashtruam duke u vonuar me qëllim gjysmë re...kështu kontrollohet çdo gjë dhe shërbimet tona me ekspertë po punojnë vazhdimisht. Ka njerëz që mendojnë se mund të ju caktojnë shteteve që nuk janë rë dëgjueshme çka të bëjnë, kjo mund të ndodhë”, tha ai.
Vuçiq tha se Serbia është e “vogël” por gjithnjë do të dijë të iu përgjigjet “të mëdhenjëve".