Burime të gazetës “Blic” kanë njoftuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për nesër ka thirr mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në përbërjen e tij të plotë, ku do të diskutohet për refuzimin nga ana e kryeministrit Albin Kurtit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, situatën aktuale dhe kërcënimet ndaj Serbisë.
Në njoftim thuhet se Vuçiq për nesër në ora 12.00 ka thirr mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në vend.
Burimet kanë theksuar se pritet që në mbledhje të diskutohet situata aktuale, kërcënimet që po vijnë ndaj Serbisë, furnizimin me artikuj të domosdoshëm ushqimor si dhe refuzimin e Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve të prillit në Kosovë.
"Do të bisedohet për refuzimin e Kurtit që zgjedhjet të mbahen edhe në Kosovë, pastaj për kërcënimet me sanksione ndaj Serbisë për shkak situatës në Ukrainë dhe mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, raportin me NIS dhe sigurimin e derivateve pë tregun serb”, thonë këto burime.
Këshilli i Sigurisë pritet të diskutojë rreth këtyre temave me rëndësi, duke pasur parasysh edhe krizën e krijuar për furnizim me artikuj të domosdoshëm ushqimor në të gjithë Evropë.