Departamenti i Shtetit: Kosova më së miri dëshmon gatishmërinë për anëtarësim në NATO duke vazhduar transformimin e FSK-së

Lajme

Departamenti i Shtetit: Kosova më së miri dëshmon gatishmërinë për anëtarësim në NATO duke vazhduar transformimin e FSK-së

Nga: F. B. Më: 22 mars 2022 Në ora: 09:06
FSK

ShBA mbështet synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, kërkesa për atë është e komplikuar dhe kërkon qasje të menduar mirë, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit duke shtuar se “Kosova më së miri mund të dëshmojë gatishmërinë për obligimet e anëtarësimit në NATO, duke vazhduar aktivitetet 10 vjeçare të transformimit të FSK në ushtri dhe mos të heq dorë nga ai”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo përgjigje erdhi në letrën e dërguar nga presidentja Osmani për presidentin Biden, ku kërkoi shfrytëzimin e lidershipit dhe ndikimin “për mbështetje aktive dhe avancimin në procesin e komplikuar të Kosovë në NATO".

"Pasi ndajmë qëllimin e përbashkët për avancimin dhe mbrojtjen e sigurisë globale, anëtarësimi në NATO është imperativ”, ka shkruar Osmani në letrën e 10 marsit për Biden që Radio Evropa e Lirë e ka parë.

Ajo ka nënvizuar se kur sytë e botës janë drejtuar ka lufta në Ukrainë “nuk guxojmë të largojmë vëmendjen nga situata e brishtë në të cilën ndodhet Ballkani", ku sipas Osmanit “jemi të ekspozuar përpjekjeve të Rusisë për minimin e Kosovës dhe destabilizimin e gjithë rajonit”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka theksuar se ShBA janë të përkushtuara të ndihmojnë Prishtinën “që ajo të marr vendin që i takon përkrah fqinjëve në institucionet evropiane edhe euroatlantike".

"Do vazhdojmë të mbështesim FSL në përparimin e rëndësishëm që po bëjnë në transformimin 10 vjeçar, që zhvillohet me mbështetjen e ShBA-ve në ndërtimin e forcave të mbrojtjes territoriale shumetnike nën kontrollin civil që nuk janë vetëm të afta të mbrojnë integritetin territorial të Kosovës por edhe të kontribuojnë në përpjekjet e sigurisë globale jashtë kufijve”, tha ai.

Një zyrtar i NATO-së më herët për Radio Evropa e Lirë tha se kriteret për anëtarësim në NATO janë vendosur qartë në marrëveshjen e Uashingtonit apo (marrëveshjen e euro-atlantike) dhe se “vendimi për anëtarësim në NATO merret nga këshilli euro-atlantik njëzëri”. Nga 30 vendet anëtare të NATO-së, 4 prej tyre ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës - Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia.

Ai ka shtuar se angazhimi i NATO-së në Kosovë nuk ka ndryshuar dhe mbetet fuqishëm e përkushtuar në misionin e KFOR-it për “të kontribuar mjedisin e sigurt në Kosovë dhe stabilitetin e gjerë në Ballkan".

"Përmes ekipit këshillëdhënës të NATO-së vazhdojmë të realizojmë aktivitetet në ndërtimin e kapaciteteve si mbështetje  FSK në mandatin e tyre kryesor. Të gjitha ndryshimet rreth forcave tona në KFOR bazohen në kushte e jo me kalendar", tha zyrtari i NATO-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat