Në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s u propozua pranimi i Kosovës

Lajme

Në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s u propozua pranimi i Kosovës

Më: 24 mars 2022 Në ora: 15:13
Joe Biden

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në samitin e të enjtes të NATO-s të mbajtur në Bruksel, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë.

Milanoviq këtë e ka thënë në deklaratat e tij pas samitit, raporton “Index.hr”.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviq.

Milanoviq ka thënë se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se nuk është përmendur në këtë mes edhe Serbia e Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat