Çmendet Vuçiqi: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

Lajme

Çmendet Vuçiqi: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 19:00
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka dal me një video, siç e ka quajtur ai urgjente.

Dhe sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”.

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Biljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi, në një adresim përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, të enjten.

“Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat