Eskalon Vuçiqi: Nëse organizohen zgjdhjet në Kosovë, policia do të gjuante dhe do të kishim dhjetëra të vdekur

Lajme

Eskalon Vuçiqi: Nëse organizohen zgjdhjet në Kosovë, policia do të gjuante dhe do të kishim dhjetëra të vdekur

Nga: F. B. Më: 25 mars 2022 Në ora: 20:55
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një emision në RTS 2 në prezantimin e kandidatëve për president, ka theksuar se “tash po mbretëron një histeri e përgjithshme në të cilën nuk mund të flitet racionalist, duke theksuar se po të organizohen zgjedhjet në Kosovë, policia mund të shtijë dhe mund të ketë vdekje”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Ndërsa duke folur për protestat e sotme tha “Këto ishin protestat më të mëdha të organizuara në Graçanicë dhe Mitrovicë në vitet e fundit”.

Ai tha se, nëse serbët do nisnin organizimin e zgjedhjeve, policia shqiptare do të shtijë në ta.

“Do të kishim dhjetëra, e mos të them qindra të vdekur, nëse serbët do përgjigjeshin”, tha ai.

Vuçiq tha se për te më e rëndësishme është të evitohet konflikti, por nuk na shkon ndërmend të pranojmë pavarësinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat