Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përsëri ka deklaruar se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mundet me i zëvendësu gjyqtarët serbë.
“Kur e kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, kemi thënë që gjyqtarët serbë duhet të integrohen në gjyqësorin e Kosovës. Kurti nuk mund t'i zëvendësojë sepse i ka parë në një takim në Beograd”, tha ai.
“Edhe sikur të ishin në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por nuk ishin, ai nuk mund t'i zëvendësojë ata”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq për Euroneës Serbia, transmeton gazeta “Bota sot”.
Vuçiq tha se situata në Kosovë është e tensionuar dhe se po ndihen tensione të mëdha në mesin e serbëve nga Kosova.
Ai tha se e dinte se pas suspendimit të gjyqtares Ljiljana Stevanoviq, por edhe shpalljes së masave ndaj policëve serbë, qëndron Albin Kurti.
“Unë i njoh mirë ata njerëz, në mbledhjen pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që Dalibor Jevtic dhe njerëzit nga jugu po kërkojnë të largohen nga institucionet, kjo është gjëja e fundit që mund të mendoj”, tha Vuçiq.
"Kjo është një çështje që ju nuk e ngrini në Evropë sepse nuk janë të interesuar për të. Shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën dhe nuk janë të interesuar për asgjë. Ata po shohin se si ta afrojnë Serbinë me njohjen e Kosovës. Prandaj unë i përmbahem marrëveshjes së Brukselit dhe i luta serbët që të mos largohen nga institucionet”, tha ai.