Vuçiq në Kragujevc: Duam të ruajmë Kosovën dhe gjithë Serbinë

Lajme

Vuçiq në Kragujevc: Duam të ruajmë Kosovën dhe gjithë Serbinë

Nga: F. B. Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:44
Aleksander Vuçiq

Në tubimin parazgjedhor në sheshin e Kragujevcit para shumë qytetarëve presidenti i Serbisë, Alëksandër Vuçiq ka deklaruar se “Duam të ruajmë Kosovën dhe të ruajmë të gjithë Serbinë”, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

“Ju faleminderit për mbështetjen në fitoret e deritashme sepse ato na dhanë forcë të ndryshojmë Serbinë dhe ta shtyjmë përpara. Kemi bërë shumë përparim edhe zhvillime, së shpeti nisim rrugën unazore 22 km të gjatë rreth Kragujevcit, do kemi 37 km magjistrale të shpejtë për lidhje me korridorin e Moravë. Këtë e kemi obligim ta përfundojmë në 4 vitet që vijnë, ku do ndërtojmë edhe Qendrën Klinike dhe nuk do ketë nevojë nga këtu të shkohet në Beograd, sikur që do ndërtojmë edhe stadiume e fusha tjera sporti", tha ai

“Sot në Evropë kur shkojnë në gjumë nuk dini çfarë lajmi ju zgjon, lajmet për rritjen e çmimeve të gazit, vajit dhe gjithë artikujve tjerë që po shkatërrojnë ekonominë edhe bujqësinë. Fushata jonë është vetëm pozitive andaj mos dëgjoni ata që na shajnë e thonë të pavërteta, duhet të qëndrojmë dhe të mbahet në mendje fitorja si më e bindshmja pa thënë asnjë fjalë të keqe”.

Stabiliteti dhe paqja janë më të rëndësishmet për sukses ekonomik dhe rëndësinë e saj gratë e kuptojnë më së miri.

“Kur ne heshtim, e bëjmë jo se jemi të dobët, por sepse duam të ruajmë paqen për popullin tonë, të ruajmë Kosovën dhe të gjithë Serbinë. Kjo është thelbi sepse pa paqe nuk ka asgjë. Prandaj këto zgjidhje nuk janë lojë dhe shteti nuk është lodër. Nuk është fjala nëse ju pëlqen dikush apo jo, por në pyetje është serioziteti ei mendimeve tuaja për ardhmëri”.

Lideri i SNS nënvizoi se me rëndësi është që Serbia vetë të ruaj qiellin e saj.

“Duam të ruajmë popullin tonë në Kosovë, të ruajmë Kosovën dhe gjithë Serbinë. Të mendojmë si të përparojmë, si të ndërtojmë se pa paqe nuk ka asgjë. Serbia duhet të mendoj për moralin sepse është lëndë e agresionit më të keq. Serbia nuk ka nevojë të hyj në NATO. Prandaj me 3 prill të dalim dhe të i tregojmë botës Serbia ka krenari e dinjitet dhe prosperitet për të ardhmen”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat