Gjithçka është bërë gati për procesin zgjedhor të së dielës në komunat e Malit të Zi, Ulqin dhe Beran.
Të drejtë vote në Ulqin kanë mbi 20 mijë qytetarë dhe për ta ushtruar këtë të drejtë atje kanë udhëtuar edhe qytetarë nga shtetet tjera.
Për komunën e Ulqinit garojnë pesë lista. Nga ky proces më pasë do të votohet edhe për kryetarin për asamble komunale.
Materialet janë shpërndarë në të gjitha vendvotimet me kohë dhe gjithçka pritet të nisë në orën 07:00 të mëngjesit të ditës së diel.