Pesë lista zgjedhore garojnë për Ulqinin

Lajme

Pesë lista zgjedhore garojnë për Ulqinin

Më: 27 mars 2022 Në ora: 08:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në vendvotimin në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, është hapur qendra ku do të organizohet procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale 2022, njëherësh vendvotimi më i madh në ketë qytet.

Sikur këtu, procesi zgjedhor ka filluar me kohë edhe në 37 vendvotimet e tjera që për 12 orë do qëndrojnë të hapura për të votuar 20 mijë e 392 qytetarë, për 33 këshilltarët komunal.

Në garë janë pesë lista zgjedhore me kandidatët e tyre që do masin forcat në këto zgjedhje.

Si në Ulqin, zgjedhjet lokale sot janë duke u organizuar edhe në qytetin e Beranës në Mal të Zi.

Interesimi i qytetarëve është i ulët këtë mëngjes për të votuar.

Deri tashti nuk raportohet për ndonjë incident apo parregullsi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat