Kryetari i URA-s, Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e koalicionit “Për një fillim të ri” në zgjedhjet lokale për qytetin e Ulqinit.
Mandatari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, ka konfirmuar fitoren e koalicionit të përbërë nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partia Demokratike.
Abazoviq më tutje deklaroi se “Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Le të bëjmë gjëra të mira për qytetin, le të fillojmë rrugën e suksesit”.
Ndërkohë, Bajraktari tha se të hënën do të ketë bisedime me partnerët e ardhshëm të koalicionit.
“Jemi krenarë me fushatën. Lista jonë ka qenë pajtuese dhe ky është një fillim i ri për Ulqinin tonë”, ka thënë Bajraktari.
Ndryshe, koalicioni “Për një fillim të ri” ka fituar 15 mandate ndërsa DPS dhe BS 6 mandate, DUA dhe Forca nga 5 mandate ndërsa Demokratët 2 mandate.