Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka gjasa që dikush të mund të sulmojë sot Serbinë.
Këto deklarat ai i dha në mediat serbe ku shtoi se kjo është politikisht joreale dhe ushtarakisht e pamundur.
Vuçiqi është pyetur rreth synimeve të supozuara të dëbimit të serbëve nga Kosova, ku tha se, “Nuk kam iluzione se do të ishim të lumtur nëse do të ndodhte diçka e tillë, por kjo nuk është aq e thjeshtë”.
"Është e vështirë që dikush të na sulmojë, mund të ndodhë që Kurti të provokojë diçka në Kosovë, që ata besojnë se është e pavarur, e ne nuk pajtohemi për këtë, por që dikush të mendojë të sulmojë Serbinë tani nuk është realiste politikisht dhe nuk është e mundur ushtarakisht”, ka thënë ai.