“Organet kompetente duhet të bëjnë punën e tyre dhe më mirë të mos reagojnë ndaj tregimeve dhe gënjeshtrave të pakuptimta”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes për deklaratën e Boban Bogdanoviqit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Vuçiq ka deklaruar për televizionin serb TV Pink se dy ditë para zgjedhjeve njerëzit do të shohin lloj-lloj çudirash.
“Unë as nuk mund të komentoj për këtë”, tha ai.
Boban Bogdanoviq ka thënë për rrjetin KRIK se Zvonko Veselinoviq ka urdhëruar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, se logjistika është siguruar nga Millan Radojiçiq, dhe se autori është Lubomir Lainoviq nga Novi Sadi.