Sot janë bërë 23 vjet që kur forcat serbe vranë 4 anëtarë të familjes Morina nga fshati Milloshevë i Obiliqit, 2 prej të cilëve ishin fëmijë e qe u vranë në gjumë.
Pasi u vranë trupat e tyre u dogjën.
Zymer Morina shpëtoi i gjallë nga sulmi i forcave serbe pasi kishte qenë jashtë vendit.
Pas tre muajve qëndrim në Gjermani, Zymeri u kthye në shtëpi e nuk gjeti asgjë siç kishte lënë.
Zymeri tregon se çdo shenjë plumbi në murin e shtëpisë e kishte mbuluar, në mënyrë që sado pak dhimbjet e familjes së tij të mos rikujtoheshin.
Si për shumë familje, edhe për familjen Morina drejtësia nuk u vu asnjëherë në vend.