Shuhet zjarri në objektin në Vragoli të Fushë Kosovë
Një depo e nje objekti biznesor u bë “shkrumb e hi” këtë të premte në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin teksa nuk ka të lënduar.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen e as shifra e dëme materialeve.
Në vendin e ngjarjes ende janë policia dhe zjarrfikësit.
Tym i madh në dalje të Fushë Kosovës, Policia jep detajet
Një tym i madh është vërejtur në dalje të Fushë Kosovës.
Në media janë publikuar pamje të tymit të ka kapluar këtë pjesë të komunës së Fushë Kosovës, derisa nuk dihet ende saktësisht për shkaktarin.
"Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë.
Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit.
Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale", njofton Policia.