Barileva Turist tregon se si ndodhi aksidenti mes autobusit dhe tramvajit në Gjermani

Lajme

Barileva Turist tregon se si ndodhi aksidenti mes autobusit dhe tramvajit në Gjermani

Më: 2 prill 2022 Në ora: 15:12
Foto nga aksidenti në Gjermani

Kompania turistike “Barileva Turist”, ka treguar për Klankosova.tv se si erdhi deri tek aksidenti mes njërit nga autobusët e tyre dhe tramvajit në Duseldorf të Gjermanis.

“Shoferi ka ardhur nga parkingu për të u ndalur në stacion dhe për t’u nisur për rrugë. Derisa autobusi ka hasur ne pengesë të automjeteve në anën e përparme dhe është ndalur, tramvaji ka ardhur nga mbrapa dhe e ka goditur në anën e pasme autobusin”, thuhet në përgjigjen e Barileva Turist.

Megjithatë, sipas kompanisë, dëmet janë të vogla si në autobus ashtu edhe ne tramvaj, pasi sipas tyre, shpejtësia e tramvajit ka qenë shumë e vogël.

Tutje kompania tha se nuk e kanë parë të arsyeshme të raportojnë aksidentin, pasi nuk ka pasur udhëtarë në autobus dhe nuk ka pasur të lënduar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat