Kamberi: Jemi gati

Lajme

Kamberi: Jemi gati

Më: 3 prill 2022 Në ora: 00:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Shaip Kamberi, një ndër deputetët e paktë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë është shprehur gati për mbajtjen e zgjedhjeve atje.

Përmes një fotoje në Facebook, ai shfaqet i buzëqeshur me mbështetësit e tij.

Për dy vite, Kamberi në Kuvendin serb ngriti në diskutim çështje problematike me të cilat përballeshin shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kamberi po kandidon përsëri për karrigen në Parlamentin e Serbisë. Ai tha se do të shtyjë përpara çështje të rëndësishme për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bojanocit.

Synim i tij mbetet edhe bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës, sidomos për përfshirje në marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

Më tre prill në Serbi votohet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa për herë të parë në dekadën e fundit ato nuk mbahen në territorin e Kosovës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat