Menjëherë pas adresimit të presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Beograd, në Veriun e Kosovës ka nisur festa.
Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi nuk kanë dalë akoma, por në Mitrovicën Veriore ka nisur festa në rrugë me flamuj të Partisë Progresive Serbe, të cilën e udhëheq presidenti serb.
Në pamjet, që ka publikuar Kossev, para pak minutash, disa qytetarë janë mbledhur rreth sheshit kryesor në Veri.
Vuciq në adresimin e tij, derisa po numëroheshin votat, tha se ka marrë më shumë se 90% të votave në Kosovë dhe Republika Srspka
Presidenti serb, sipas rezultateve preliminare, po prin në garën e tij për t’u rizgjedhur në krye të shtetit. Raportohet se ka marrë shumicën edhe në zgjedhjet parlamentare. Por, sipas koalicionit opozitar, partia e Vuçiqit po e humb qeverisjen në Beograd, pasi koalicioni i tyre thonë se e ka shumicën.
Në Serbi, sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhjet lokale në 14 komuna, përfshirë Beogradin.