Zyrtare: Shaip Kamberi konfirmon se e fiton edhe një mandat

Lajme

Zyrtare: Shaip Kamberi konfirmon se e fiton edhe një mandat

Më: 4 prill 2022 Në ora: 13:49
Shaip Kamberi

Udhëheqësi i Koalicionit të Shqiptarëve për Luginën Shaip Kamberi, ka konfirmuar se e ka fituar edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi tha se tani kur janë numëruar 90 për qind të votave koalicioni që ai udhëheq e ka siguruar një ulëse në këtë kuvend.

“Po unë jam zgjedhur deputet. Me 90 për qind të votave të numëruara e kemi një mandat”.

Kamberi deklaroi se ka arritur t’i marrë 11 mijë vota.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbi, Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën ka arritur t’i marrë 9 mijë e 627 vota apo 0.27 për qind të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat