Policia jep detaje për therjen me thikë tek shkolla 'Elena Gjika'

Lajme

Policia jep detaje për therjen me thikë tek shkolla 'Elena Gjika'

Më: 5 prill 2022 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen me thikë që ka ndodhur sonte afër shkollës “Elena Gjika”.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 21:45.

Zëdhnësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një person ka mbetur i plagosur nga therja me thikë.

“Sot rreth orës  21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë,  një person  është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat