Geci nga kufiri Poloni-Ukrainë: Populli ukrainas po e mbron Evropën sikur dikur Skenderbeu në luftën me perandorinë Osmane

Lajme

Geci nga kufiri Poloni-Ukrainë: Populli ukrainas po e mbron Evropën sikur dikur Skenderbeu në luftën me perandorinë Osmane

Më: 6 prill 2022 Në ora: 13:59
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci, së fundmi ka postuar një video përmes të cilës ka “raportuar” gjendjen në kufirin MEDYKA të Polonis në kufi me Ukrainën.

Geci përmes videos të publikuar në rrjetin e tij në Facebook, ka paraqitur një kërkesë ndaj Republikës së Kosovës, duke e pasur parasyshë mbështetjen ndaj Ukrainës, sipas tij duhet bërë ndryshimin e ligjit, pasi që askush nuk mund të hyjë në Ukrainë.

Ndër të tjera ish-deputeti theksoi se populli i Ukrainës, është duke e mbrojtur Evropën njejtë sikur Skenderbeu, ka mbrojtur Evopën në kohën e luftës me perandorinë Osmane.

Postimi i tij i plotë:

Kjo është situata në MEDYKA të Polonis në kufi me Ukrainën!

Siq shihet edhe në këtë VIDEO nga Ukraina për në vendet përendimore vazhdojnë të ikun gra dhe femijë në njërën anë dhe në anën tjetër nga perëndimi për në Ukrainë vazhdojnë të shkojnë vullnetar për ta ndihmuar popullin e Ukrainës.

Pas masakrave që Rusia po bënë në shumë qytete të Ukrainës aleanca ushtarake më e fuqishme në botë NATO për ta ndalur Putinin duhet ta ndihmojë UKRAINEN me të gjitha mjetet e mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat