Policët e arrestuar mbërrijnë në IPK
Policët e arrestuar në Vërmicë kanë arritur në IPK.
Policët e arrestuar në Vërmicë kanë arritur në IPK.
Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale është duke realizuar sot operacionin e koduar me emrin “Pika 2” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit në Prizren respektivisht në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë.
Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale.
Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”.
Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” .
Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar .
Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunimin me SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) Agjencinë për Mbikëqyrje Policore – AMP-së (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) që ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve edhe në Republikën e Shqipërisë.
Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
26 policë të Kosovës në pikën kufitare të Vërmicës janë arrestuar sot.
Po ashtu janë arrestuar dhe 31 zyrtarë policorë kufitarë nga Shqipëria, shkruan Bota sot.
Ata janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Janë publikuar dhe pamjet nga arrestimi i tyre, të cilat mund t’i shihni në videon më poshtë.
Edhe 26 policë të tjerë kufitarë janë arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës këtë herë është zhvilluar në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë.
Këjanë janë emrat e 26 policëve kufitarë që u arrestuan sot nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ramadan Krasniqi
Nijazi Sadiku
Idriz Idrizi
Brahim Sopa
Fexhri Rifaj
Ahmet Kabashi
Sylejman Hoxha
Sami Kryeziu
Baki Pulaj
Isuf Sertolli
Rexhep Gerdellaj
Shefi Shurdhaj
Nazmi Hoxha
Hysejn Hysejni
Zeqir Paçarizi
Bafti Hoxha
Beqir Omaj
Ragip Morina
Driton Zekolli
Kujtim Sejfullahu
Hakim Sylejmani
Selim Palushi
Feriz Hoti
Muhamet Syla
Shefket Ajvazi
Sefë Çollaku.
Në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në pikat kufitare, në vazhdën e aksionit “Pika”, Inspektorati Policor i Kosovë sot ka zbarkuar në pikën kufitare në Vërmicë.
Aty kanë nisur arrestimet e zyrtarëve policorë.
IPK-ja ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së premtes ka filluar një operacion të gjerë, të koduar me emrin “Pika 2”, që i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë të ditur detaje nga operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës në pikën kufitare të Morinës.
Në njoftimin për mediat, SPAK deklaron se procedimin penal për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ka filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandës me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
“Gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës. Veprimet e kundërligjshme konsistonin në rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas”, deklaron SPAK.
Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Masat e sigurimit personal janë: ‶Arrest në burg‶ për 17 persona punonjës policie, ‶Arrest në shtëpi‶ për 14 shtetas dhe punonjës policie si dhe ‶Pezullim nga detyra‶ ndaj 3 punonjës policie.
SPAK thekson se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentin e Policisë Kufitare, kanë ekzekutuar sot masat e sigurimit personal caktuar nga ana e gjykatës.
Një aksion i përbashkët policor është zhvilluar këtë të premte në pikën kufitare Morinë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Në këtë aksion janë arrestuar punonjësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare,ku sipas njoftimit të SPAK numri i të arrestuarve është 31 punonjës policie dhe tre të tjerë janë pezulluar nga detyra.
Ndërkohë mësohet se në këtë aksion të përbashkët janë arrestuar edhe 25 zyrtarë të policisë së Kosovës duke e çuar në 57 numrin e zyrtarëve të arrestuar në këtë pikë doganore.
Ndërkohë në pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur punonjësit e doganës dalin me pranga në duar nga zyra.
Aksioni policor është ndërmarrë nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”. Aksioni është duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.
Ky është një hetim që ka nisur prej nëntorit të vitit 2020 ku sipas SPAK janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së. Ndërkohë aksioni vijon akoma dhe është në vazhdimësi të aksionit “Pika 1”, ku kishin përfunduar të arrestuar mbi 50 zyrtarë policorë.
Mëngjesin e sotëm Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bashkë me Prokurorinë Speciale kanë zbarkuar në pikën kufitare Vërmicë ku deri tani janë arrestuar mbi 20 zyrtarë policorë, kështu ka mësuar kp.
Aksioni po zhvillohet ndaj zyrtarëve policorë të cilët po dyshohet për kryerjen e veprës penale marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
IPK bashkë me Prokurorinë Speciale kanë njoftuar se “Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”.
Kujtojmë që më 14 mars IPK dhe Prokuroria Speciale kishte një aksion të quajtur “Pika” e ku ishin arrestuar 48 policë.
Ata u patën arrestuar në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” e që dyshohen se janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Speciale kanë zhvillua një aksion të koduar “Pika 2”, në pikat kufitare në Vermicë.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.
Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit”, thuhet në komnuikatën ë përbashkët të IPK dhe Porkurorisë Speciale.
Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).