Tema e “Ballkanit të Hapur” është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Vazhdimisht kryeministrit Rama po i bëhet thirrja për largimin nga ky projekt, i cili po cilësohet si projekt serbo-rus.
Mirëpo, sipas profesorit dhe analistit politik Sulejman Mehazi, lufta ruse në Ukrainë e zbuloi faktin se prapa “Ballkanit të Hapur” po qëndron presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
“Ballkani i Hapur i Vuçiqit dhe Ramës është në dy kahje, një, duke menduar se është projekt serbo-ruse, sa më shumë që s'gjatë lufta ruse në Ukrainë aq më shumë zbulohet se Ballkani i Hapur do jetë i projektuar nga presidenti i Turqisë, Taip Erdogan. Nuk është e rastësishme që Vuçiqi dhe Rama zotëri Erdoganit i rrinë lepe-peqe...”, shkroi në Facebook Mehazi, përcjell “Bota sot.
Postimi i plotë
Lufta e Rusisë në Ukrainë zbulon se, Ballkani i Hapur, është projektuar nga presidenti i Turqisë, Taip Erdogan
Ballkani i Hapur i Vuçiqit dhe Ramës është në dy kahje, një, duke menduar se është projekt serbo-ruse, sa më shumë që s'gjatë lufta ruse në Ukrainë aq më shumë zbulohet se Ballkani i Hapur do jetë i projektuar nga presidenti i Turqisë, Taip Erdogan. Nuk është e rastësishme që Vuçiqi dhe Rama zotëri Erdoganit i rrinë lepe-peqe...