Presidenca e Kosovës reagon ndaj transportit të armëve kineze në Serbi

Lajme

Presidenca e Kosovës reagon ndaj transportit të armëve kineze në Serbi

Më: 10 prill 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj disa veprimeve kineze, ku përmes transportit ajror, Forca Ajrore Kineze kanë dhuruar armë në Serbi.

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka shprehur shqetësim mbi këtë zhvillim.

Ai thotë se kjo është dita e dytë që ndodhë një gjë e tillë, dhe se anëtarësimi i Serbisë në Europë, duhet të ndalet.

”Dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yellow River Group prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat