Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka përkujtuar në 23 vjetorin e rënies heronjtë e kombit, ushtarët e devotshëm të UÇK-së, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti.
Tutje, ai tha se lapidari i vendosur, i bënë pararojë vendit ku prehet heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti.
Postimi i plotë:
Sot, shënojmë 23 vjetorin e rënies, tek Kodra e Dëshmorëve në Orllan, heronjtë e kombit, ushtarët e devotshëm të UÇK-së, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti.
Dëshmorët Samiu dhe Hajdini me bashkëluftarët treguan se Llapi dhe Gollaku përgjithmonë do të mbeten istikamet e para në mbrojtje të atdheut tonë. Lapidari i vendosur, i bënë pararojë vendit ku prehet heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti.
Lavdi veprës së të rënëve, i pa harruar kujtimi për sakrificën e tyre!