Petar Petkoviq akuzon Kosovën

Lajme

Petar Petkoviq akuzon Kosovën

Më: 12 prill 2022 Në ora: 09:19
Petar Petkoviq

Me rastin e nëntë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, edhe një herë është përpjekur që fajin për bllokim të dialogut që e ka bërë Serbia duke kushtëzuar formimin e Asociacionit, t’ia lë Kosovës.

“Marrëveshja e Brukselit nuk është dokument i Kurtit me të cilin ai mund të disponojë si të dojë, por një dokument ligjërisht obligues dhe ai është i obliguar ta zbatojë nga shkronja e parë deri në të fundit”, ka pretenduar Petkoviq në një kumtesë.

Ai ka thënë se “mos përmbushja e dispozitave më të rëndësishme të Marrëveshjes së Brukselit në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duhet të sjellë pasoja vendimtare për Prishtinën dhe Albinin Kurti nga ana e bashkësisë ndërkombëtare si garantuese i zbatimit të asaj që është nënshkruar, në vend se t’i jepet hapësirë nëpër forume ndërkombëtare ta minojë dialogun”.

“Respektimi dhe zbatimi i marrëveshjeve të gjertanishme janë garantuesi dhe baza e vetme për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, dhe Beogradi deri më tani ka dëshmuar se është partner i besueshëm dhe kredibil në këtë fushë, ndërsa Prishtina, e udhëhequr nga Kurti, po rrëshqet në ekstremizëm radikal, në të cilën nuk respektohen marrëveshjet por se ato po rrënohen në mënyrë të drejtpërdrejt”, ka pretenduar Petkoviq.

“Sado që Kurti përpiqet të forcojë pozitën e tij të dobësuar politike me sulme ndaj Beogradit dhe me refuzim të formimit të Asociacionit, kjo nuk do të rikthejë besimin e lëkundur të qytetarëve që duan paqe dhe përparim ekonomik, e jo konflikte”, përfundohet në kumtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat