Sot e quan mashtrues dhe e kritikon pothuajse çdo ditë, por vite me parë Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e një koncerti të organizuar për lirimin e Albin Kurtit.
Madje fotografinë e Kurtit, Haradinaj e ka të shtypur në maicën e tij.
Fotografia e rrallë, është publikuar nga qytetari Arientin Abdyli në rrjetin social Facebook.
Ai shkruan se atëkohë kishin shtypur qindra maica me foton e Albin Kurtit, të cilën e ka të veshur edhe kreu i AAK-së.
Postimi i tij i plotë:
Një moto për foto (circ.2000/01) #RamushHaradinaj në koncertin e organizuar nga ekipa e 1 e Urbanit (open air tek Santeja / Queens) në pèrkrahje të “kuazês” pêr lirimin e Albin Kurti. Me këtë rast patëm shtypur disa qindra (maica dhe duksa) me foton e Binit, mu si në foto #Haradinaj e ka të veshur.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/12/auto_278145442_10160084146209443_5116388944951537527_n-382x600-11649753270.jpg)