Sinani: Kush do ta ngris artificialisht një politikë shqiptare në Luginë, sipas asaj që përfaqëson Arifi?

Lajme

Sinani: Kush do ta ngris artificialisht një politikë shqiptare në Luginë, sipas asaj që përfaqëson Arifi?

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:45
Ardita Sinani

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka dalë me një reagim, në të cilin ka thënë se është në diskutim se si do të përfaqësohen shqiptarët nga Shqiprim Arifi, pasi sipas saj, ai nuk ka shumë mbështetje.

“Një pikëpyetje për reflektim dhe diskutim?

Kush po do ta eliminojë një politikë shqiptare në Luginë sipas asaj që përfaqësoi Shaip Kamberi dy vitet e fundit në parlament, e që në zgjedhjet e fundit u dëshmua shumicë absolute me rreth 10.000 vota?”.

“Kush po do ta ngrisë artificialisht një politikë shqiptare në Luginë sipas asaj që përfaqëson Shqiprim Arifi, e që në zgjedhjet e fundit u dëshmua pakicë absolute me rreth 3000 vota?”, ka thënë Sinani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat