Tha se e di vrasësin e Oliver Ivanoviqit – ftohet nga prokuroria

Lajme

Tha se e di vrasësin e Oliver Ivanoviqit – ftohet nga prokuroria

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:53
Oliver Ivanoviç

Media serbe “Krik” raporton se Boban Bogdanoviq i cili disa ditë më parë deklaroi se e di se kush e ka vrarë politikanin serb, Oliver Ivanoviq, është ftuar nga Prokuroria të japë deklaratë në lidhje me vrasjen e janarit të vitit 2018.

Bogdanoviq disa javë më parë deklaroi se politikanin serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqin, e ka vrarë Ljubomir Lainoviq me urdhër të Zvonko Veselinoviq, mirëpo vrasja ishte organizuar nga Milan Radojçiq.

Bogdanoviq i ka thënë KRIK-ut se shoku i tij, Aleksandar Gligorijeviq i ka treguar atij të vërtetën për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

“Unë e mirëpres vendimin për t’u ftuar në intervistë dhe jam pozitivisht i befasuar,” tha Bogdanoviq, duke shtuar se ai me kënaqësi do të shkonte në prokurori të premten dhe do të përsëriste atë që kishte thënë tashmë publikisht.

Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq bashkë me tetë persona tjerë më 8 dhjetor u sanksionuan nga Thesari Amerikan i Shtetit, pasi ata dyshohen për veprimtari të jashtëligjshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat