Marrja e një vize të nevojshme për udhëtim në Evropë, një qytetari të Kosovës i kushton qindra euro dhe deri në disa muaj kohë.
Radio Evropa e Lirë e ka dokumentuar procesin e mbledhjes së dokumenteve dhe aplikimin për vizë turistike në shtetin e Zvicrës deri te rezultati final i këtij aplikimi.
Zvicra nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por është pjesë e zonës Schengen.
Ku 26 vende evropiane hoqën kufijtë e tyre të brendshëm, për lëvizjen e lirë dhe të pakufizuar të njerëzve.