Muajt e fundit është vërejtur ngritje ekstreme e çmimeve në Kosovë.
Më së shumti janë shtrenjtuar produktet bazike ushqimore si mielli, vaji, sheqeri e shumë të tjera.
Derisa një thes miell para një viti mund të blehej me 4,95 euro, sot e njëjta sasi po shitet deri në 16 euro.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksporteve të produkteve themelore agro-ushqimore si: gruri, misri, mielli, vaji, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.