Vuçiq pasi u armatos nga Kina: Më mirë të blinim sprej kundër mushkonjave

Lajme

Vuçiq pasi u armatos nga Kina: Më mirë të blinim sprej kundër mushkonjave

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:52
Aleksandar Vuçiq

Duke reaguar ndaj kritikave për blerjen e armëve kineze për mbrojtjen ajrore, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i zuri në gojë gjithë kohën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviq, duke iu thënë atyre “të kujdesen për problemet e tyre, jo për politikën ushtarake dhe mbrojtëse të Serbisë”.

Në një fjalim me video, Vuçiq foli për një fushatë të “damkosjes së Serbisë”.

“Jo që nga dje, një rol më i theksuar në urrejtjen e zhveshur ndaj Serbisë vjen nga Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviq”, tha Vuçiq.

Kurti dhe Gjukanoviq kishin folur që herët për armatosjen e Serbisë, ndërsa në këtë pikë, Vuçiq foli me cinizëm.

Ai tha se do të ishte më mirë për Serbinë të blinte sprej kundër mushkonjave. “Sepse është shumë më e rëndësishme të mbrohemi nga mizat dhe mushkonjat sesa nga çdo forcë ajrore serioze që ata kanë”.

Vuçiq theksoi se Serbia sot është “si një vend neutral ushtarak i vetëm në të gjithë rajonin e gjerë”, duke e krahasuar atë me një “ujk të vetmuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat