DASH e kritikon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve

Lajme

DASH e kritikon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve

Më: 13 prill 2022 Në ora: 22:47
DASH

DASH në raportin mbi gjendjen globale të të drejtave të njeriut për vitin 2021, në seksionin për Serbinë ka shprehur shqetësime edhe për situatën shqiptarëve etnik në Preshevë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Sipas Steit Departamentit amerikan “subjekt i diskriminimit dhe papunësisë disproporcionale”, si dhe që pasivizimi i vendbanimeve të shumë shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka “rezultuar në humbjen e dokumenteve personale dhe qasjen e tyre në shërbimet shëndetësore, arsimore dhe sociale”.

Për më tepër, raporti shënjestron qartësisht Ministrin e Brendshëm të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vulin, për “vazhdimin e përdorimit publik të termit poshtërues për shqiptarët”.

Raporti ngrit po ashtu çështjet e kufizimeve në lirinë e shprehjes dhe mediave, presionin politik mbi gjyqësorin, akte të shumta të korrupsionit të rëndë në qeveri.

Republika e Serbisë vazhdon të karakterizohet si një regjim hibrid dhe një vend në të cilin vazhdon të përkeqësohen gjendja e lirive themelore dhe institucioneve demokratike.

Duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian të vitit 2021, raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan konfirmon rezultate të dobëta nga ana e Serbisë edhe në dënimin e krimeve të luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat