Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se si kanë shkuar ngjarjet deri në rrëzimin e Ardita Sinanit nga pozita e kryetares së Preshevës. Arifi thotë se ai i kishte fituar zgjedhjet në vitin e kaluar, por partitë tjera u bënë bashkë kundër tij që ta rrëzojnë.
Ai thotë se në 7 vitet e fundit, partia e tij i ka fituar zgjedhjet vazhdimisht.
“Varet prej perspektivës. Nga perspektiva e partive më të vjetra në Preshevë jemi ne problemi. Për nga perspektiva jonë janë ata për arsye se nuk po dalin gna qasja për kapje të pushtetit. Unë i kam fituar zgjedhjet e fundit. Por edhe para tyre. Non-stop i kemi fituar në 7 vitet e fundit. Jemi partia më e madhe e Preshevës dhe më e shtrira dhe në një moment të caktuar ato partitë tjera janë bërë bashkë. E kanë ndërtuar një koalicion të brishtë. Nuk ka qenë koalicion i drejtë pasi ka pasur pazare. Për ta treguar më mirë këtë është fakti që e kanë bërë me marrëveshje që dy vite të jetë një kryetar, e dy vite një kryetar tjetër. Rast i paprecedent”, tha ai.
Ai tregon pse ajo që bëri ai gjatë kësaj jave në Kuvendin e Preshevës nuk është “puç demokratik”.
“Partitë tjera janë bërë bashkë për ta lënë jashtë partinë fituese. Por e kanë krijuar një koalicion fragjil. I ndërlidhur me pazare e interesa të shumta të cilat prej startit nuk e kanë pasur të drejtë. Pra nuk është puç demokratik. Aspak nuk i shkon këtij definicioni. Ardita ka pasur në fund të vitit me lënë se me lënë. Superkomunisti Ragmi Mustafa do të vinte pas”, shtoi ai.