Publikohet foto për herë të parë: Ushtarët duke i mbushur armët, pak para nisjes së Betejës së Koshares

Lajme

Publikohet foto për herë të parë: Ushtarët duke i mbushur armët, pak para nisjes së Betejës së Koshares

Nga: P.R Më: 14 prill 2022 Në ora: 22:12
Koshare 1999

Më 9 prill u shënua përvjetori i 23 i Betejës së Koshares, betejë kjo që për herë të parë theu kufirin shqiptaro-shqiptar.

E njëri ndër pjesëmarrësit në këtë betejë, ish fotografi i gazetës “Bota sot”, Besnik Kada, në faqen e tij në facebook ka publikuar një fotografi që tregon momentin para nisjes së ushtarëve të UÇK-së për në betejën e Koshares.

“Ja si dukej një nisje në rrugëtim Hamletian pë në Betejë n'Koshare! Luftëtarët duke i mbushur armët me municion!”, ka shkruar Besnik Kada, përcjellë “Bota sot”.

Image
Foto e postuar nga Besnik Kada, Koshare 1999

Kujtojmë se Beteja e Koshares u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, dhe zgjati deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat