Për të dënuar sulmin në veri ndaj Policisë së Kosovës, Beogradi zyrtar nuk i është përgjigjur thirrjes se kryeministrit Albin Kurt.
Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, sulmin e ka kualifikuar spekulativ.
Petkoviq, në një postim në Twitter ka shkruar se “sulmet e orkestruara ndaj serbëve dhe Beogradit zyrtar, para përfundimit të hetimeve, e vënë në pikëpyetje motivin e ngjarjeve”.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, kërkoi nga Serbia që të distancohet dhe t’i dënojë sulmet.