Senatori amerikan të cilit ia ka ndaluar hyrjen Rusia, mbërrin në Beograd

Lajme

Senatori amerikan të cilit ia ka ndaluar hyrjen Rusia, mbërrin në Beograd

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:32
Hill ka postuar fotografi nga arritja e senatorëve

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka pritur në Beograd tre senatorë amerikanë.

Hill ka postuar fotografi nga arritja e senatorëve dhe ka shkruar se Serbia luan rol vital në progresin në rajon.

“Mirësevini në Beograd, senatorët, Shaheen, Tillis dhe Murphy! Vizita juaj nënvizon rëndësinë e partneritetit tonë. Serbia luan rol vital në progresin dhe prosperitetin e rajonit. ShBA-ja është e gatshme të përkrahë rreshtimin e fuqishëm të Serbisë dhe lidhjet e saj me fqinjët e BE-së”, ka shkruar Hill.

Senatori amerikan Chris Murphy gjatë vitit 2019 së bashku me senatorin tjetër Ron Johnson kishin qëndruar në Kosovë.

Të dy senatorëve, Murphy demokrat dhe Johnson republikan Kremlini ua ka ndaluar hyrjen në Rusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat