Analisti politik Blerim Latifi e ka komentuar një deklaratë të Dick Martyt i cili ka thënë se po ndihet i lënë në baltë nga Qeveria zvicerane.
Latifi në rrjetin social shkruan se, Marty duhet me dalë dhe me pranua se raporti i tij kundër UÇK-së ishte pjesë e një konspiracioni.
“Dick Marty paska thënë se ndihet i lënë në baltë nga Qeveria e Zvicrës, e cila nuk dëshiron të prishet me Serbinë për të.
Shumë e thjeshtë është kjo punë: Marty duhet të dalë dhe të pranojë se raporti i tij ishte pjesë e një konspiracioni të ndyrë kundër UÇK-së e shqiptarëve dhe askush më nuk do të merret me të. Si i krishterë ai duhet ta ketë të njohur thënien biblike se " e vërteta na bën të lirë".”, shkruan Latifi.