Lajçak shkon në Serbi, takohet me Vuçiqin

Lajme

Lajçak shkon në Serbi, takohet me Vuçiqin

Më: 20 prill 2022 Në ora: 08:51
Foto nga takimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Serbi ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Takimi, sipas njoftimit të presidencës serbe do të mbahet në orën 12:00 në Beograd.

Ende nuk është bërë e ditur se cilat do të jenë temat e diskutimit mes Lajçak dhe Vuçiqit, por padyshim se në mesin e tyre do të jetë dialogu.

Në ndërkohë që, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën që në 9 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, se tani është koha për të ecur përpara dhe për të “përfunduar me sukses” procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ai tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes, Beogradi dhe Prishtina kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka theksuar se të dyja palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat