Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak ka qëndruar për vizitë të mërkurën në Beograd.
Përmes një postimi në Twitter, ai njoftoi se është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ku kanë diskutuar kryesisht për çështjen e dialogut.
Madje, Lajçak ka paralajmëruar edhe një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Sot në Beograd, pata një diskutim të thellë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me çështjet që janë aktualisht në agjendë dhe për të ardhmen e dialogut, përfshirë takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.