Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se katër zyrtarë të Komunë së Novobërdës janë ndaluar pasi që dyshohet për Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se të dyshuarit që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13 mijë eurove.
“Me datë 22 prill 2022, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit e në bashkëpunim me Policinë e Kosovës NJHRKEK në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtar të komunës së Novobërdës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13000 (trembëdhjetë mijë) euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Komunë së Novobërdës, në shumën e lartshënuar”, thuhet në njoftim.