Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vdekjen e 21 vjeçarit në Novosellë të Pejës.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Pas dërgimit në spital mjeku ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Fsh. Novosellë, Pejë 22.04.2022 – 07:57. Në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital dhe nga mjeku është konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.