Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përsër ka reaguar për blerjen e armëve, shurdhuesve dhe pëlumbave nga kabineti i Hashim Thaçit.
Miftari ka pyetur të gjithë analistët dhe siç i quan ai, ‘mercenarët’ e Pronto Mafias se çfarë kishte me ndodhë nëse këto armë i kishte blerë kabineti i Albin Kurtit apo i presidentes Vjosa Osmani.
Ai ndër tjera në reagimin e tij shkruan se shurdhuesit përdorën për të vrarë pa zhurmë.
Reagimi i plotë i Naim Miftarit:
Një pyetje për ,”mercenarët”, ekspertët e anal-istat mediatik të Pronto Mafias, çka kishte ndodhë me u pas zbuluar se kabineti i kryministrit Albin Kurti, ose i krytares së Kosoves z. Vjosa Osmanit kanë blerë revole me iniciale të tyre private dhe kanë blerë mbi 20.000 plumba, edhe kanë ble 5 shurdhues, zë mbytës për armë 9 mm, kur edhe bilbilat e dinë se shurdhuesit e armëve përdorën për të vrarë njerëz në heshtje dhe se askush pos njësive speciale ushtarake, policore anti-terroriste askush nuk ka të drejt ti kanë këto armë!
Kësi llojë armësh mbajnë vetëm vrasësit me pagesë dhe skuadrat vrasëse të shteteve diktatoriale që vrasin pa gjyq...!
Unë veç po pyes kujt iu kanë dashur dhe pse 15 vite në liri, ju mos u nervozoni, gjatë luftës... kam përdor edhe vet disa herë shurudhues si 7.9 dhe 320 lapu Magnum mm për Snajper dhe 9 mm për MP/A5 dhe 7.65 mm për Shkorpjon, por janë përdorë gjatë luftës jo 15 vjet pas çlirimit të Kosovës.
Shurdhusi përdoret vetëm për të vrarë pa zhurmë në qetësi...kaq!